nga: Guillaume Musso

 

Përshkrimi i librit:

“Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…”

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë.

Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më parë, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë.

Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i llahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t’i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme.

Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t’i ndryshojë përgjithmonë.

Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshës, të bartur nga personazhe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në botën misterioze të krijimit.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-00-323-2

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 424

Një apartament në Paris - Guillaume Musso

SKU: 978-9928-00-323-2
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë