nga: Jane Shemilt

 

Përshkrimi i librit:

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.

Autoritetet vënë alarmin dhe nisin kërkimet në mbarë vendin për të gjetur vajzën, por pa sukses. Naomi është zhdukur si të mos kishte qenë kurrë dhe familja, në ankth, ka marrë një goditje shkatërruese.
Muajt kalojnë dhe hipotezat më të këqija - rrëmbimi, vrasja - bëhen gjithnjë e më të besueshme.

Gjurmët e vajzës kanë humbur dhe vëmendja nis të zbehet. Kurse për Xhenin e dëshpëruar, kërkimi sapo ka filluar. Më shumë se një vit pas zhdukjes së bijës, ajo ende po gërmon për të vërtetën, megjithëse çfarëdo që zbulon, do t'ia turbullojë edhe më shumë shpirtin. Dhe do të kuptojë se njerëzit më të afërt, të dashurit dhe të besuarit e saj, fshehin sekrete të tmerrshme, sidomos Naomi.

Duke i mbledhur së bashku gjurmët që vajza ka lënë pas, Xheni zbulon që e bija është krejt tjetër nga vajza që ajo mendonte se po rriste. Roman provokues që vëzhgon ndjenjën e fajit të një nëne që punon dhe është në karrierë, diçka që u ndodh shumë grave sot.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9928-217-24-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 364

Një familje thuajse e përsosur -Jane Shemilt

SKU: 978-9928-217-24-0
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë