nga: Ylli Molla

 

Përshkrimi i librit:

Në këtë ditar jam vetëm njëri prej atyre mijëra shqiptarëve që kaluan maleve kufirin me Greqinë. Fatmirësisht, nuk e pata fatin e keq të përballesha me ushtarët grekë apo të provoja burgun me kushte çnjerëzore. Por sigurisht që kam qenë një nga dëshmitarët e asaj kohe të trazuar dhe me ditarin personal mund të shërbej si kronikan i një historie dhimbjeje dhe shprese, që përcaktoi fatin e mbijetesës së shqiptarëve pas përmbysjes së komunizmit. Kur u nisa drejt Greqisë si emigrant ilegal, në nënvetëdijen time e kisha edhe një dëshirë gazetareske: që përveç marrjes së provimit për të treguar se sa i zoti isha ta përballoja jetën në atë mënyrë që zgjodhi shumica e të rinjve shqiptarë, të realizoja edhe një reportazh për atë kohë të vështirë, që ndoshta nuk do të përsëritet kurrë...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botart

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-286-68-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 94

Një Ilia në Volos, ditari i një emigranti ilegal - (Ylli Molla)

SKU: 978-9928-286-68-0
CHF14,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë