nga: Jane Shemilt

 

Përshkrimi i librit:

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre? Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre.

Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t'i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara... Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si "trashëgimtarin" e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund.

Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur. Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike ... A ekziston vërtet një martesë e përsosur?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-292-12-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 303

Një shtëpi tepër e qetë -Jane Shemilt

SKU: 978-9928-292-12-4
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë