nga: Amor Towles

 

Përshkrimi i librit:

“Një xhentëlmen në Moskë” na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë.

Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate. Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”, një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Rostovi, një njeri erudit dhe i sofistikuar, detyrohet të jetojë në një papafingo të vogël, ndërkohë që jashtë dyerve të hotelit zënë fill disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Rusisë.

Çuditërisht, këto rrethana i japin personazhit tonë mundësi që të zbulojë një botë tjetër, të mbushur me emocione. Ai zë miqësi me banorët e tjerë të hotelit, përfshirë një aktore kokëfortë, një zyrtar të Kremlinit, një amerikan të këndshëm dhe një shef kuzhine gërnjar, por, kur papritur fati vendos jetën e një vajze në duart e tij, ai bën gjithçka për të mbrojtur të ardhmen që ajo meriton.
Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.

Amor Towles lindi dhe u rrit në Boston. Ai u diplomua në Universitetin e Jeilit dhe kreu një master për gjuhë e letërsi në Universitetin e Stenfordit. Pasi punoi për më shumë se njëzet vjet në fushën e financës, aktualisht i është përkushtuar plotësisht letërsisë. Romani i tij i parë, “Rregullat e qytetarisë” 2011, ishte një bestseller i New York Times-it. Towles jeton në Manhatan, me gruan dhe dy fëmijët e tij.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botime Living

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-216-45-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 462

Një xhentëlmen në Moskë - Amor Towles

SKU: 978-9928-216-45-8
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë