nga: Erich Fried

 

Përshkrimi i librit:

Erich Fried lindi më 6 maj të vitit 1921 në Vjenë. Filloi të shkruante vjersha dhe tregime në vitin 1930. Pra, sa ishte vetëm nëntë vjeç. Ato që i shkroi atëkohë ishin të nxitura nga ngjarjet politike të asaj kohe: demonstratat e qershorit të 1927-s, përndjekjet dhe përjashtimi nga rrethi shoqëror i hebrenjve në fillim të 1934-s.

Prindërit e Friedit arrestohen në vitin 1938, pas marshimit të trupave të Hitlerit në Austri. Babai i tij vdes si pasojë e torturave që mbi të kishin ushtruar forcat e Gestapos në Vjenë. Ndërkaq, Friedi arrin të emigrojë në Londër. Atje bëri punë të rënda fizike në të zezën. Me paratë e kursyera bleu viza udhëtimi për në Angli për të ëmën dhe për rreth shtatëdhjetë emigrantë të tjerë.

Deri në vitin 1968 Friedi punoi komentator për BBC-në.
Friedi në fund të jetës jetoi në Londër me bashkëshorten e tretë, anglezen Catherine Boswell. Nga Londra e fundviteve ’70 çdo vit botoi pothuajse nga një përmbledhje vjershash. Vjershat e tij të dashurisë korrën sukses të madh. Marrë parasysh numrin e ekzemplarëve të librave me vjersha me motive të dashurisë, të shitura deri në vitin 1994, Freidi ishte poeti më i lexuar bashkëkohor në botë.

Tregimet e shkurtra dhe përkthimet e Shekspirit përbëjnë, gjithashtu, një çast të rëndësishëm në krijimtarinë e tij.

Megjithëse lirika e Friedit, në kuptimin klasik të fjalës, nuk bën pjesë në krijimtari përshkruese por, përkundrazi, është shpesh në kundërthënie me të, shumë motive të angazhimit të tij poetik, nëse jo i tërë dorëshkrimi i tij, kanë në fondamentin e tyre përmbajtje nga përditshmëria.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9951-780-20-9

Formati: me kapak të hollë

Njëri nga ata që mbijetuan - Erich Fried

SKU: 978-9951-780-20-9
CHF17,50Price