nga: Umberto Eco

 

Përshkrimi i librit:

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Një redaktor paranojak që, duke ardhur rrotull nëpër një Milano të dalldisur (ose i dalldisur nëpër një Milano normale), rindërton historinë e pesëdhjetë vjetëve të fundit të Italisë në sfondin e një plani fluturak që sillet rreth kufomës së kalbur të një pseudo Musolini.

Dhe në hije shfaqet Gladio, P2, vrasja e papa Luçianit, grushti i shtetit i Xhunio Valerio Borgezes, CIA, terroristët e kuq të manovruar nga zyrat e shërbimeve të fshehta, 20 vjet masakra dhe maskime, një mal me fakte të pashpjegueshme që ngjajnë si të sajuara, derisa në një emision të BBC provohet që janë të vërteta ose që të paktën tashmë janë rrëfyer nga goja e vetë autorëve.

Dhe pastaj një kufomë që hyn befas në skenë, në rrugën më të ngushtë dhe më famëkeqe të Milanos. Një histori e mekur dashurie midis dy personazheve humbës për nga natyra, një ghost writer i dështuar dhe një vajzë shpirttrazuar, që për të ndihmuar familjen, ka braktisur universitetin dhe është specializuar në thashethemet për lidhje dashurore të personave publikë, por që ende derdh lot kur dëgjon tokatën e dytë të Simfonisë së Shtatë të Bethovenit.

Një manual i përsosur për gazetarinë e keqe, që lexuesi dorë pas dore nuk e di nëse është i sajuar apo thjesht i nxjerrë nga realiteti. Një histori që zhvillohet në vitin 1992, ku parashikohen shumë të fshehta dhe marrëzi të njëzetvjeçarit të ardhshëm, pikërisht ndërsa dy protagonistët mendojnë se makthi ka marrë fund. Një histori e hidhur dhe groteske që ndodh në Europë, nga fundi i luftës e deri më sot.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-4280-0-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 208

Numri zero - Umberto Eco

SKU: 978-9928-4280-0-4
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë