nga: Erih Maria Remark

 

Përshkrimi i librit:

Jeta në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920. Një veteran i regjur i Luftës së Parë Botërore, Ludvigu, tani punon për një firmë varrimesh, duke shitur mermerë dhe gurë varresh të afërmve të viktimave të vdekjes.

Ludvigu, i vetëquajturi poet, shumë shpejt ndien se një erë e re po fryn në atdheun e vet, era e hidhur e krizës që do ta përfshijë atë edhe njëherë në flakë të tjera, kësaj here jo nga lufta... Koment nga autori Mos më qortoni që po u rikthehem kohërave të shkuara. Mbi botë po derdhet prapë drita e shpëlarë e një apokalipsi të ri.

Era e gjakur dhe pluhuri i shkatërrimeve të fundit ende nuk janë davaritur e, megjithatë, laboratorët dhe uzinat i janë përveshur punës për të ruajtur paqen në botë, duke shpikur armë që janë në gjendje të hedhin në erë të gjithë planetin tonë...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2004

ISBN: 99927-59-48-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 416

Obelisku i zi - Erih Maria Remark

SKU: 99927-59-48-8
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë