nga: Homeri

 

Përshkrimi i librit:

"Odiseja" u krijua, ndoshta, rreth shekullit të tetë para Krishtit. Në 12110 vargjet e saj, ajo u tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë.

Ndryshe nga "Iliada", ngjarjet e së cilës janë vendosur kryesisht në Trojë dhe tregohen me një narracion të drejtë, "Odiseja" ka shumë ndryshime të skenës dhe një subjekt kompleks. Skenat e saj variojnë nga Troja në Egjipt, në Arikën e Veriut, Peloponez, Itakë dhe Mesdheun Perëndimor.

Narracioni fillon, kronologjikisht, afër fundit të historisë, dhe ngjarjet e mëparshme shpalosen në poemë më vonë (njëlloj si në teknikën moderne të rikthimit). "Odiseja" është një nga historitë më të mëdha të të gjitha hohërave. Ka pasur një ndikim të fortë në letërsinë europiane të mëvonshme, veçanërisht në epikën e Rilindjes (shekulli i XIV - XVl).

Sipas skemës së Homerit për "Odisenë", u zhvillua një praktikë standarde e fillimit të një vepre epike me një ngjarje nga mesi ose fundi i historisë. Ngarjet e mëparshme tregohen më pas në një moment të përshtatshëm gjatë rrëfimit. Një ekzemplar i mrekullueshëm i shekullit të XX - të, me temë nga Odiseja, është romani "Uliksi" i shkrimtarit irlandez Xhejms Xhojsi.

 

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2006

ISBN: 978-99943-42-03-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 456

Odiseja - Homeri

SKU: 978-99943-42-03-7
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë