nga: Grup Autorësh

 

Përshkrimi i librit:

Rrëfimi i një aventure mbi oqean dhe nën të. “Oqeanologjia” është historia e vërtetë e udhëtimit të Nautilusit. Libri ka formën e shënimeve gjatë një udhëtimi eksplorimi, në krah të kapiten Nemos, duke parashtruar se, në të vërtetë, kjo ka qenë baza faktike mbi të cilën është mbështetur Zhyl Verni për të shkruar librin e tij “Njëzet mijë lega nën det”. Libri është plot e përplot me fakte të mahnitshme, me krijesa dhe zbulime, me një figurë trepërmasore në kopertinë dhe me ilustrime fantastike. Nëpërmjet tij do të eksploroni oqeanet e botës, nga akulli i Arktikut e deri në ujërat e thella të Paqësorit. Në bordin e Nautilusit do të përballeni me krijesa të llahtarshme të thellësive, shumica mitike dhe madje do të udhëtoni deri në qytetin legjendar të Atlantidës. Ky libër do t’ju udhëheqë në një udhëtim mahnitës dhe, njëkohësisht, do t’ju tregojë shumë për oqeanet. Në brendësi të tij gjenden gjedhe të ndryshme, harta të mëdha e të vogla, libërtha të mbushur me kërshëri, përshkrim të hollësishëm të nëndetëses, tabela dhe, mbi të gjitha, shumë, shumë kënaqësi.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN: 978-9928-177-41-4

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 30

Mosha: mbi 8 vjeç

Oqeanologjia

SKU: 978-9928-177-41-4
CHF45,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë