nga: Adam Grant

 

Përshkrimi i librit:

Origjinalët” na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke u mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na mëson hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë, si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin femijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe. Do të mësoni nga... • Një sipërmarrës i cili i paraqet projektet e tij duke zbërthyer arsyet se pse nuk duhet investuar. • Një punonjëse të Apple e cila i doli kundër Steve Jobs duke qenë tri shkallë më poshtë në hierarki. • Një analiste që përmbysi rregullat e fshehtësisë në CIA. • Një milarder, magjistar i botës së financave, i cili i pushon nga puna ata që nuk i shprehin kritikat • Një zyrtar të televizionit ATV i cili edhe pse nuk merrej fare me sektorin e serialeve humoristike, e shpëtoi "Seinfeld" nga skualifikimi në studion e programacionit.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botime Pema

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9951-721-16-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 368

Origjinalët

SKU: 978-9951-721-16-5
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë