Përshkrimi i librit:

“Për vete... rrëfimet që mund t’i shkruante çdo vajzë single në qytet” është një përmbledhje tregimesh dhe skicash urbane, histori reale dhe fiction, që prek shumë tema të thjeshta por edhe tabu, shkruar me shumë nota humori dhe autoironie. E rëndësishme është të vijë dita e ta kuptosh që gjithçka e ke berë për vete. Nuk ke pse ankohesh hiç fare. Sepse dashuria për veten nuk është pako gjë. Përkundrazi, vetëm pasi e kupton se ke rënë në dashuri me veten, do mund të duash dhe të tjerët. Dhe të të duan. "Çfarë universi njerëzor, femëror, në një libër jo voluminoz! Çfarë bote e vështirë, e hidhur herë herë, por edhe e bukur, ngjethëse, e magjishme, herë të tjera. Sikur të doja të bëja avokatin e djallit në një dialog me personazhet e këtij libri, do t'u thosha atyre se ato kanë një as nën mëngë, që është shumë i ëndërruar nga mijëra gra të martuara të palumtura në martesën e tyre e që është liria. Po ndoshta edhe tek ato që janë të lumtura. Sepse, pikërisht e tillë është bota, tepër e ndërlikuar dhe Iva këtë e jep në çdo resht të shkrimeve të saj. Ajo e shtron për herë të parë këtë problem haptazi dhe pa komplekse, ashtu si nuk është trajtuar asnjëherë në publicistikën tonë, madje as në ato studime që hulumtojnë në këtë fushë". - Diana Çuli

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: UETPRESS

Botuar në: 2019

ISBN: 978 9928 236 92 0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 209

Për vete...Rrëfime që mund ti shkruante çdo vajzë single në qytet - Iva Tiço

CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë