nga: Virgjil Muçi

 

Përshkrimi i librit:

100+1 përrallat më të bukura nga të gjitha krahinat shqiptare të zgjedhura me shumë kujdes. Të shoqëruara me grafika tepër të veçanta të punuara me shumë dashuri nga Ardian Kapo.

“Këtu përrallat (nuk është paradoks ta thuash), s'duan të vënë në gjumë askënd. Përkundrazi, përrallat e Virgjil Muçit janë një kundërhelm ndaj zakonit, shijes, tjetërsimit, mosangazhimit, idealeve shterpë e hedonistike të ushqyera nga njëfarëlloj televizioni.

Përrallat janë ofruar kurdoherë si rrjete pëmjëmend të lira: s’kanë ndërmarrje, as zot; i shmangen çdo kontrolli ngaqë mbrujnë në kohë fantazi, ëndrra, utopi, gjakojnë qytete ideale.

Përrallat zgjojnë vetëdije kritike e imagjinuese, kanë aftësinë të rikrijojnë një rreth poezish në jetën e njerëzve, qofshin ose jo fëmijë; rindezin zjarret e idaleve mitikë, morale, politikë ringjallin vullnetin për të ëndërruar e vepruar përsëri pjellorisht, lexueshëm, pranueshëm.

Dhe është pikërisht kjo vijë eksperimentale që gërsheton realitetin me imagjinatën, të zakonshmen me të jashtëzakonshmen, e njohur dhe e panjohur, e njëjtë dhe e ndryshueshme që e kthen këtë udhëtim në vendin e përrallave shqiptare, ku, të gjithë ne, fëmijë e të rritur, jemi të emigruar dhe rrokim përsëri në qiell ëndjen njerëzore të dijes, të takimit, të dashurisë për të tjerët.

Një udhëtim përsëri si ai i Balzakut, i cili, pa lënë pas shpine fushat monotone të Turenisë apo të Puantusë, i pajisur "sikur po i shkonte për vizitë një fqinji me "petkat që kishte në trup", çizme e kasketë prej mushamaje, që e linin ujin të depërtonte më fort se gjithë të tjerat", nuk shkeli kurrë në Indi, në Kinë a në Javë, dhe shkoi e ngjizi një përrallë të jashtëzakonshme, të shkruar mes katër mureve të studios së tij pariziane duke na dhënë mundësinë të hyjmë në një Lindje më dëfryese se ajo "e vërteta" të vizituar nga udhëtarë e studiues të njerëzimit.

Marrë pjesërisht nga punimi “Një tufë përrallash për të ndryshuar botën” të Mauro Geraci, i cili është antropolog kulturor dhe profesor në Universtetin e Studimeve të Mesinës

 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

Botuar në: 2020

ISBN: 978-999-56-70-481

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 480

 

Përralla shqiptare 100+1 Natë, libri i parë

SKU: 978-999-56-70-481
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë