Përshkrimi i librit:
Një libër jashtëzakonisht zbavitës që hedh poshtë shumë mite dhe, mbi të gjitha, ofron këshilla për të ashtuquajturin "seksi i dobet", për të përmirësuar vlerësimin mbi veten dhe marrëdhënien në çift. Sepse, për fat të keq, në vitet 2000, miliona vajza nuk e kanë kuptuar ende se në dashuri fiton ai që largohet. Për vite me radhë, sillen si të dashura të përsosura, duke gatuar darka të shijshme e duke u shndërruar në geisha. Pastaj, kur duket sikur ka ardhur çasti për Po-në e shumëpritur, ai largohet për t'u martuar me një tjetër që, para tenxheres së gatimit pëlqen restorantin dhe i jepet vetëm një në çdo tri herë. Me një fjalë, një budallaqe. Por në fakt, kjo budallaqja është një grua e fortë, me identitetin e vet, që e mbron me dhëmbë pavarësinë e saj. Sherry Argov tregon me një stil ironik dhe pikant se me çfarë dashurohen vërtet meshkujt dhe çfarë i shtyn t'u largohen "këmbëve të ngritura". Tregon se çfarë duhet bërë për ta shndërruar çdo femër në një budallaqe të dashuruar dhe të respektuar.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare
Botuar në: 2016
ISBN: 978-9928-00-174-0
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 268
Përmasat e librit: 140 x 205 x 20 mm
SKU: 978-9928-00-174-0
CHF22,00Price