nga: Uilliam M. Thekeri

Përshkrimi i librit:

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.

"Kini parasysh se Zonja Sharp nuk kishte ato lloj prindërish për të siguruar ato çështje delikate për të dhe nëse ajo nuk gjente dot një bashkëshort për vetveten, nuk kishte asnjë njeri në botë që të mund të kujdesej për të", vëren shkrimtari. E imët dhe tërheqëse, Sharp është gjithashtu, siç thotë shkrimtari "një e re pa ndonjë mençuri të rregullt". Ajo e përdor mençurinë me efekt të konsiderueshëm, por jo gjithmonë të lumtur.

Për shumicën e librit, mospëlqimi i saj për djalin e saj, Raudoni i vogël, është i dukshëm. Por në një takim familjar për Krishtlindje "pasi sheh se përkujdesi mëmësor qe modë", ajo e thërret për ta puthur. Siç thotë Makiaveli te Princi, për aq kohë sa dikush duket se po vepron në mënyrë të virtytshme, shumica e njerëzve do të besojnë në virtytin e tij. Shfaqja publike e afeksionit nga Sharp përfundon keq kur djali i saj kthehet dhe thotë me zë të lartë: "Ti nuk më puth mua kurrë në shtëpi mami".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Argeta LMG

ISBN: 978-99956-17-97-3

Botuar në: 2014

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 456

Panairi i kotësive - Uilliam M. Thekeri, vol. 2

SKU: 978-99956-17-97-3
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë