nga: Ilir Ikonomi

 

Përshkrimi i librit:

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit është folur dhe do të flitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë. Komente mbi autorin "Ikonomi na shfaqet një studiues i sërës, asish që i bëjnë nder shkencës, ndonëse nuk mbajnë tituj akademikë." Revista Klan "Ilir Ikonomi paraqitet para lexuesit jo vetëm si biograf skrupuloz, por edhe si një letrar i talentuar e plot ndjenja." Gazeta Shqip "Historikja, mondania, komercialja, kombëtarja dhe personalja bëhen bashkë në interpretimin e gazetarit të VOA – së." Gazeta Mapo "Ikonomi ka treguar një vetpërmbajtje që është e rrallë sot mes autorëve shqiptarë." Gazeta Illyria  

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: UET Press

Botuar në: 2012

ISBN: 978-99956-39-76-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 290

Pavarësia(udhëtimi i paharrueshëm i Ismail Qemalit) - Ilir Ikonomi

SKU: 978-99956-39-76-1
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë