Përshkrimi i librit:
Ai tha të vërtetën se ata ishin një grup i fortë, por ashtu ishte shumica në cirk. Ata kishin rregullat e tyre dhe respektonin hierarkinë e vendosur sipas punës që bënin. Në jetën e cirkut ata ishin aristokracia, ashtu siç ishte ai në jetën e tij të vërtetë. Princesha dhe Konti, mendoi me vete, tek mbështeti kokën në nënkrejse dhe mbylli sytë, duke e kujtuar. Me sytë e mendjes e shihte atë gjithnjë mbi kurrizin e Athinës e veten mbi Pegasusin, kur shfaqnin numrin. Nuk e mendonte më përmbi tel, por vetëm si një zanë magjike që kalëronte lipizanerat. Në mendjen e tij ata gjithnjë kalëronin në ring së bashku mbi dy kuaj të bardhë të hatashëm, kapur dorë për dore. Ishte i vetmi imazh që kishte për të. Ajo ishte gruaja e ëndrrave të tij.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Fan Noli
Botuar në: 2017
ISBN: 978-9928-251-14-5
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 344
Përmasat e librit: 40 x 205 x 25 mm
SKU: 978-9928-251-14-5
CHF22,50Price