nga: Adnan Merovci
Përshkrimi i librit:
Çfarë ndodhi para 21 vitesh?
- Çfarë u tha RUGOVA gazetarëve para fillimit të bombardimeve të NATO-s?
- Kush ishte i vetmi që erdhi në Velani dhe u interesua për RUGOVËN kur filluan bombardimet?
- Si ndodhi pushtimi i shtëpisë së RUGOVËS nga forcat serbe?
- Kush ishte në shtëpi gjatë kësaj kohe?
- Cili ishte reagimi i parë i RUGOVËS?
- Çfarë i thanë ushtarët serb RUGOVËS?
- Pse dhe si u frikësua vajza e RUGOVËS, Teuta nga ushtari serb?
- Si u ndodh gazetarja gjermane gjatë pushtimit të shtëpisë, si nuk u zbulua prania e saj, si u arratis ajo nga shtëpia pas 6 ditësh?
- Si reagoi RUGOVA kur iu komunikua se duhet të takojë MILLOSHEVIQIN?
- Me kë dhe si udhëtoi RUGOVA në Beograd?
- Kush ishte i pranishëm në takimin me MILLOSHEVIQIN?
- Si i shau MILLOSHEVIQI liderët botëror në takim?
- Çfarë i tha RUGOVA MILLOSHEVIQIT për NATO-n?
- Çfarë kërkoi RUGOVA në këtë takim?
- Si reagoi RUGOVA kur MILLOSHEVIQI e quajti Kosovën “Djep i Serbisë”?
- Çka ndryshoi RUGOVA në tekstin e “Deklaratës së Përbashkët” për media?
- Çfarë u nënshkrua në këtë takim?
- Ku e shkroi MILLOSHEVIQI emrin e Fehmi AGANIT?
- Si iu kërcënua MILLOSHEVIQI RUGOVËS në fund të takimit?
- Si reagoi Ambasadori Kristofer HILL kur në telefon u njoftua për këtë takim?
- Si e paraqitën mediat serbe këtë takim?
- Kush doli fitues nga ky takim?
- Kush thirri dhe kush u thirr në telefon nga shtëpia në Velani?
- Kush ishte i vetmi me të cilin RUGOVA foli në telefon?
- Cilat ishin metodat tmerruese që përdornin serbët gjatë arrestit shtëpiak?
- Kush ishte diplomati i vetëm që vizitoi RUGOVËN gjatë arrestit shtëpiak?
- Si gënjyen mediat serbe gjoja se RUGOVA kërkoi ndaljen e bombardimeve?
- Cila ishte kërkesa që RUGOVA e bënte në çdo rast të mundshëm?
- Si iu lut MILLUTINOVIQI RUGOVËS në Beograd që ta shpëtojë popullin serb dhe shqiptar?
- Çfarë dhe si gënjeu MILLUTINOVIQI para gazetarëve, në Prishtinë?
- Si e demantoi atë RUGOVA pas një minuti?
- Cili ishte trilli i MILLUTINOVIQIT me disa “Deklarata të Përbashkëta” për media?
- Si dhe pse udhëtoi Adnan MEROVCI në Shkup, kur dhe si u kthye nga Shkupi?
- Cilat ishin shenjat e para për lirimin e RUGOVËS?
- Kush dhe si intervenoi për lirimin e RUGOVËS?
- Kush deshi t’ia komunikoj i pari RUGOVËS vendimin për lirimin e tij?
- Kush dhe si tentoi ta ndajë RUGOVËN nga familja?
- Kush solli avion special për ta marrë RUGOVËN me familje?
- Si e përshkroi Ismail KADARE arritjen e RUGOVËS, në Romë?
- Ku u vendos dhe si e zhvilloi aktivitetin RUGOVA, në Europë?
- Kush e takoi i pari RUGOVËN në Romë?
- Çfarë u fol në takimin me Paskal MILON?
- Kush ia komunikoi i pari dhe si reagoi RUGOVA për vrasjen e Fehmi AGANIT?
- Si dhe pse ja dha Tina KAJDANOV, MEROVCIT telefonin e saj celular?
- Çfarë u tha në takimet e RUGOVËS me burrshtetasit botëror: Zhak SHIRAK, Yber VEDRIN, Toni BLER, Medllin OLLBRAJT, Masimo DALEMA, Llamberto DINI, Gerard SHRODER, Joshka FISHER, Viktor QERNOMIRDIN, Huan KARLLOS, Hoze Maria AZNAR, Kiro GLIGOROV, Sali BERISHA, Paskal MILO, etj.
- Kush ishin dy hetuesit e Tribunalit të Hagës që intervistuan Ibrahim RUGOVËN dhe Adnan MEROVCIN në Romë?
- Si u mor vendimi për ngritjen e aktakuzës kundër MILLOSHEVIQIT pas dëshmive të RUGOVËS dhe MEROVCIT?
- A i ofroi Gjermania mikëpritje RUGOVËS?
- Si e pritën refugjatët RUGOVËN, në Stankovec (Maqedoni), Rimini (Itali) dhe Spanjë?
- Si e përjetoi RUGOVA çlirimin e Kosovës?
- Si u prit RUGOVA gjatë kthimit në Kosovë?
- Kush ishin të parët që vizituan RUGOVËN pas çlirimit të Kosovës?
- A kishte ndryshuar RUGOVA pas kthimit në Kosovë?
Këto dhe shumë e shumë detaje tjera gjatë pengmarrjes dhe lirimit të RUGOVËS i gjeni në këtë libë me titull “PENGU” të autorit Adnan MEROVCI, i cili ishte bashkëpuntori i vetëm dëshmitar i çdo momenti të kësaj periudhe!
Botuar në: 2020
ISBN: 978-9951-885-84-3
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 293
SKU: 978-9951-885-84-3
CHF39,50Price