nga: Władysław Szpilman

 

Përshkrimi i librit:

Më 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin. Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës. "Pianisti" është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash. Me të mbaruar lufta, Shpilmani shkroi këto kujtime nga Holokausti që përjetoi. I ndaluar nga autoritetet komuniste, libri u botua në Poloni vetëm në vitin 2000, kurse në Perëndim një vit më parë. Doli në dritë emri i oficerit të forcave të Vermahtit, kapitenit Vilm Hosenfeld. Ai vdiq në një kamp të burgosurish në Rusi pas lufte, dhe mirësia e tij kundrejt shumë hebrenjve dhe polakëve mbeti e pashpërblyer. Kapiteni la pas ditarin e vet të luftës, në të cilin rrëfen zhgënjimin e thellë nga barbarizmi i nacionalsocializmit. Pjesë të ditarit u botuan për herë të parë në këtë libër, krahas kujtimeve të Shpilmanit. Libri "Pianisti" është një dëshmi e fuqisë së muzikës, e vullnetit për të jetuar dhe kurajës për t’i bërë ballë së keqes.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9928-217-10

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 224

Përmasat e librit: 140 x 208 x 17 mm

Pianisti - Władysław Szpilman

SKU: 978-9928-217-10
CHF19,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë