nga: Charles Bukowski

 

Përshkrimi i librit:

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Ai lufton për të arritur punën e ëndrrave, atë të postierit, por parajsa që ai priste, i mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten, me çantën e postierit krahaqafë, duke i rënë kryq e tërthor periferisë së zymtë të Los Anxhelesit.

Thellësisht i zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike, Çinaski ngushëllohet duke i mbytur frustrimet e veta në gotën e uiskit dhe duke gjetur strehë në krahët e butë të grave më të vetmuara se ai.

Mes dehjeve të bujshme, basteve të guximshme në garat me kuaj dhe netëve në motele, Çinaski do të largohet përfundimisht nga posta pas dymbëdhjetë vjetësh, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese:Pegi

Botuar në: 2017

ISBN: 978-9928-248-45-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 194

Posta - Charles Bukowski

SKU: 978-9928-248-45-9
CHF22,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë