nga: Joe Biden

 

Përshkrimi i librit:

Në nëntor të vitit 2014, trembëdhjetë anëtarë të familjes Bajden u mblodhën në Nantakit për Ditën e Falënderimeve, traditë të cilën e kishin mbajtur për dyzet vite me radhë; ishte e vetmja gjë e pandryshueshme e jetës që ishte bërë e mbingarkuar dhe plot tension. Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët. Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më herët, dhe gjithçka ishte e pasigurt. “Premtomë, baba” i kishte thënë Bo babait të vet. “Ma jep fjalën që çfarëdo që të ndodh, do të jesh mirë.” Xho Bajdën ia kishte dhënë fjalën.

'Premtomë, baba' flet për vitin që do të pasonte, i cili do të ishte viti më sfidues dhe më përjetues i jetës dhe karrierës së pashoq të Xho Bajdënit. Zëvendëspresidenti Bajdën udhëtoi më shumë se njëqind mijë milje atë vit, rreth e qark botës, duke u marrë me krizat në Ukrainë, Amerikën Qendrore dhe Irak. Kur vinte një telefonatë nga Nju Jorku a Kapitol Hilli, Kievi a Bagdadi, “Xho, kam nevojë për ndihmën tënde”, ai përgjigjej pozitivisht. Për dymbëdhjetë muaj, ndërsa Bo luftonte për jetë, të cilën e humbi, zëvendëspresidenti mbante në ekuilibër thelbin e dyfishtë të jetës së tij; përgjegjësia ndaj vendit dhe përgjegjësia ndaj familjes. Gjithnjë me çështjen e kandidimit për president në mendje.

Një vit që i solli fitore reale dhe arritje të mëdha, por në të njëjtën kohë agoni. Por edhe në kohërat më të vështira, Bajdëni mbështetej në lidhjen e fortë dhe të gjatë me familjen, në besimin e tij dhe në miqësinë që thellohej me njeriun kyç në Zyrën Ovale, Barak Obama.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pema

Botuar në: 2020

Formati: me kapak të hollë

 

Premtomë baba - Joe Biden

CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë