nga: Bedri Dedja

 

Përshkrimi i librit:

Heronjtë e këtij romani, një grup i guximshëm fëmijësh tokësorë dhe marsianë, marrin përsipër shpëtimin e Sistemit tonë Diellor nga sulmi i mafies kozmike. Ata arrijnë ta mposhtin të Keqen përmes luftës së përbashkët. Në këtë luftë udhëhiqen nga Presidenti i Planetit të Kuq, i cili i dëgjon me shumë vëmendje fëmijët dhe, nga mësimet që nxjerr prej përrallave të tyre, rregullon të gjitha ligjet e planetit.

Ndonjëherë, për të shpëtuar botën, nuk mjaftojnë dijet dhe teknologjia, por duhet bota fëminore, fantazia dhe aftësia e tyre për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet.

“Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë."

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Albas

ISBN: 978-9928-332-18-9

Viti i botimit: 2020

Faqe: 304

Presidenti i planetit të kuq - Bedri Dedja

SKU: 978-9928-332-18-9
CHF22,50Price