nga: Jean Sasson

 

Përshkrimi i librit:

Koment nga autorja: Sapo vendosa t'i hyja punës për të shkruar këtë libër, fillova t'i lexoja e stërlexoja faqet e ditarëve që Sulltana më kishte besuar. Ndërsa përzgjidhja aventurat e jetës së saj të jashtëzakonshme, provoja po atë ndjesi drithëruese që përjetojnë detektivët. Mbi të gjitha, ndjeja të më rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së madhe për të shmangur ato ndodhi, që nëse do të përfshiheshin në libër, me siguri do të mbillnin gjëmën në pragun e familjes së saj. Fjalët janë të miat, por historia që përshkruhet këtu është e saja. Të faleminderit Sulltana që pate guximin t'i tregosh botës historinë tënde. Duke marrë këtë hap të guximshëm, ti ke ndihmuar që populli arab, i cili shpesh shihet me sy të keq nga Perëndimi, të reflektojë ndaj vlerave e të drejtave njerëzore. Unë shpresoj, që duke zbuluar jetën tënde intime me të gjithë dhimbjen e madhështinë e vet, ti do të ndihmosh që shumë nga ato modele negative me të cilat barazohen njerëzit e vendit tënd në mbarë botën, të zhduken. Lexuesit e historisë tënde do të arrijnë të kuptojnë se ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës, edhe në vendin tënd ka të mira, ashtu siç ka edhe të këqija. Ne, njerëzit e Perëndimit, kemi dëgjuar vetëm për vlerat negative të Arabisë Saudite. Ashtu si ti, edhe unë e di që pavarësisht zakoneve primitive, që në menyrë të përbindshme përçudnojnë jetët e grave në tokën tënde, ka edhe shumë arabë të cilët meritojnë respekt e admirim për përpjekjet e tyre kundër mendësisë së prapambetur shekullore.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

Botuar në: 2012

ISBN: 978-9928-060-51-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 338

Princesha -Jean Sasson

SKU: 978-9928-060-51-8
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë