Përshkrimi i librit:

“Profeti” është pa dyshim vepra më e njohur e piktorit, filozofit dhe poetit libanez Kahlil Gibran (1883-1931), e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Vetëm në gjuhën angleze (në të cilën edhe është shkruar), nga botimi i parë janë shitur më shumë se nëntë milionë kopje, duke e bërë kështu njërin nga librat më të kërkuar në histori dhe poetin e tretë më të kërkuar të te gjitha kohërave, pas Shekspirit dhe Lao Cesë. Te “Profeti” lexuesi gjen një set esesh poetike - libri ndërtohet në 26 kapituj, apo prozash poetike — që, pos filozofike e spirituale, janë edhe frymëzuese. Temat mahnitshëm shtjellojnë çështjet kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesen, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të mirën dhe të keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen. Njëkohësisht, këto çështje, apo tema janë përbërësit e kryeveprës poetike “Profeti”.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pema

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9951-721-01-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 104

Përmasat e librit: 130 x 208 x 9 mm

Profeti. Libani yt dhe libani im -Kahlil Gibran

SKU: 978-9951-721-01-1
CHF16,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë