nga: Grup Autorësh

 

Përshkrimi i librit:

Tërmeti është përjetimi i gjallë e i drejtpërdrejtë i pasigurisë së jetuar si e tillë. Çka i shembet sipër qytetarit është bota e tij. Çka e kishte supozuar siguri, i kthehet tashmë në kërcënim: objektet dhe qeveria e ndërtuar prej tij. Pushteti e përjeton drejtpërdrejt tërmetin me një frikë tjetër nga e qytetarit: rrezikimin e mundshëm të pushtetit. Çka e frikëson pushtetin “politik” janë produktet e tij, opinioni se mundësia e pushtetit dhe e pasurimit të pushtetarëve varen nga besimi i qytetarëve te përgjegjësia e të zgjedhurve prej tyre për me qeverisë. Prej këtyre dy përjetimeve të ndryshëm lindin dy gjuhë të ndryshme për tërmetin: gjuha e qytetarit dhe gjuha e pushtetarit. Qytetari ndalon te tërmeti si fenomen shoqëror-njerëzor, te përjetimi i tij si tërmet për shkak të pasigurisë që i kanë krijuar ngrehinat dhe qeveritarët e tij. Pushtetari shikon te tërmeti një fenomen natyror ose madje hyjnor, të pavarur dhe të pamundur të qeveriset prej tij. 
Pushtetari, nga siguria e jetuar në shtëpinë e tij, synon ta legjitimojë veten si të pafajshëm dhe të sigurojë besimin e qytetarëve që ta vazhdojë qeverisjen dhe pasurimin në të ardhmen. Prandaj qytetari flet gjuhën e “shpërfilljes” së natyrës dhe fajësimit të pushtetit; pushteti flet gjuhën e legjitimimit të vetes dhe të fajësimit të natyrës. Ndërkaq, shkalla e mbisundimit të gjuhës së pushtetit ilustron shkallën e mungesës së qytetarisë dhe njerëzores.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Zenit

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-293-11-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 144

Publikja shqiptare 4 - Tërmeti si çështje

SKU: 978-9928-293-11-4
CHF19,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë