nga: Haruki Murakami

 

Përshkrimi i librit:

"Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj". Ky është qerthulli i romanit "Pylli norvegjez" dhe shpjegimi se përse e shkroi dhe si e ktheu në të suksesshëm autori botimin e tij. Romani fillon me rrëfimtarin, tashmë i rritur, tek mbërrim në Hamburg. "Isha tridhjetë e shtatë vjeç, i ulur në njërën nga ndenjëset e avionit të stërmadh 747, që teksa zhytej përmes reve të dendura, afrohej mbi aeroportin e Hamburgut.
Shirat e ftohtë të nëntorit e kishin regjur tokën dhe i kishin dhënë atmosferën gri të peizazheve flamandë gjithçkaje, ekipit që ndihmonte uljen të veshur me mushamatë e shiut, flamurit në majë të godinës së aeroportit dhe reklamës së BMV – së në tablonë e madhe. Ja pra, përsëri në Gjermani. Kur avioni u ul, nga altoparlantët e sipërm filloi të dëgjohej një muzikë e lehtë, një orkestrim i ëmbël i këngës së Bitëllsave, "Norwegian Wood" (Pylli norvegjez).
Melodia e saj më shkaktonte gjithmonë një drithërimë të lehtë, por këtë herë qe më e fortë se kurrë". Kjo muzikë e çon papritur Torun, personazhin e romanit, në një të kaluar shumë të largët, për të cilën kishte shumë kohë që nuk mendonte. Nuk arrijmë të mësojmë dot arsyen që e ka sjellë personazhin kryesor në Hamburg, por duket thjeshtë një urëkalim për tek e shkuara, nga e cila është dominura ky roman. Situata që përshkruhet në fjalinë hyrëse, nuk ripërsëritet më, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan më asnjë rol. I gjithë romani është një kujtim i gjatë në të cilin fëmijëria rijetohet si në një film i ndërtuar mbi digresionet.
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare (dhe në listat e autorëve më të shitur në Japoni) dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa edhe kënga e Bitëllsave "Norwegian Wood." Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
Toru fillon të mësohet me jetën e universitetit, me izolimin dhe vetminë që gjen atje, por për Naokon, presionet dhe përgjëgjësitë e jetës, janë të padurueshme. Teksa ajo tërhiqet gjithnjë e më thellë në botën e saj të brendshme, Toru e gjen veten duke i kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale.
Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe etosit, me të cilin kanë qenë dominuar vitet gjashtëdhjetë, dhe udhëtimit romantik të një studenti të dashuruar. "Pylli norvegjez" është një histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e ngritjesh dhe përfaqëson hyrjen triumfale të Murakamit në tregun japonez.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Skanderbeg books

Botuar në: 2011

ISBN: 978-99943-51-64-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 316

Pylli norvegjez - Haruki Murakami

SKU: 978-99943-51-64-0
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë