nga: Julia Navarro

 

Përshkrimi i librit:

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm i politikës së popullimeve. Ajo takon edhe babain e Aronit, Ezekiel Zukerin, i cili ka shumë gjëra për të rrëfyer dhe shumë të tjera për të fshehur...

Duke dashur të rindërtojë një puzzle, ku tashmë është e pamundur të kombinohen copëzat e panumërta, Ezekieli i tregon Marianës historinë e familjes, duke filluar nga fundi i shekullit XIX, kur, gjatë periudhës cariste, familja Zuker u dëbua nga Rusia.

Pasi kishte përjetuar ferrin e pogromeve dhe shumë padrejtësi mizore, Samueli, babai i Ezekielit, u vendos në Tokën e Premtuar duke bërë realitet një ëndërr brezash.

Atje ai mori një copëz nga tokat e Ziadëve, një familje arabe me kryefamiljar Ahmetin, njeri i thjeshtë e shumë punëtor. Kopshti i Shpresës u quajt ky vend i përbashkët, ku Ahmet Ziadi dhe Samuel Zukeri, me gjithë vështirësitë, krijuan një lidhje aq të fortë saqë familjet e tyre, edhe pas disa brezash, janë ende të bashkuara...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2017

ISBN: 978-9928-217-45-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 648

Qëllo, tashmë jam i vdekur - Julia Navarro

SKU: 978-9928-217-45-5
CHF35,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë