nga: Blerim Rrecaj

 

Përshkrimi i librit:

 “Qoshet ku fola me veten mund t’ju gëzojë a trazojë, thotë autori i tij sepse, shtojmë ne, është shkruar sa autori mbante distancë fizike me njerëz për shkak të pandemisë së virusit me kurorë. Më tutje, nuk është libër i zakonshëm. Është libër i shkruar në kohë të frikës kur njeriu siguri dhe qetësi gjen vetëm në qoshe dhe aty, i izoluar, pa pasur motiv të bisedojë me asnjë njeri jashtë rrethit të familjes, nis të shkruajë për përditshmërinë e vet dhe për ndodhitë që ka parë, që ka dëgjuar e që bëhen lajme brenda dhe jashtë Kosovës gjatë ditës. Rrecaj, ky vrojtues lirik, ky shtegtar qytetesh e parqesh, ka hartuar një hartë poetike, relievin e së cilës e ka mbjellë me miniatura dhe e ka shkelur këmbë, pjesën më të madhe të saj i vetëm, siç do të mund të shihni edhe teksa lexoni poeziminiaturat e tij që janë, njëkohësisht, edhe të lexuesve”.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9951-780-43-8

Formati: me kapak të hollë

Qoshet ku fola me veten - Blerim Rrecaj

SKU: 978-9951-780-43-8
CHF21,00Price