nga: Frederik Backman

 

Përshkrimi i librit:

Autori i shumëshitur i "Një burrë i quajtur Uve" rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Njerëzit thonë se Qyteti i Arinjve ka marrë fund. Por pranë liqenit gjendet një arenë akulli, e ndërtuar breza më parë nga punëtorët që e themeluan këtë qytet. Dhe brenda asaj arene gjendet arsyeja përse njerëzit e Qytetit të Arinjve besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ekipi i të rinjve i hokejit mbi akull do të marrë pjesë në ndeshjen kombëtare gjysmëfinale dhe, në fakt, një shans për të fituar e kanë. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi rëndojnë tashmë mbi supet e një grushti djemsh adoleshentë. Të kesh përgjegjësi për shpresat e një qyteti të tërë është një peshë e rëndë, dhe mbas ndeshjes gjysmëfinale ndodh një ngjarje tjetër, që më pas tërheq vëmendjen e gjithë Qytetittë Arinjve..

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-263-13-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 424

Qyteti i Arinjve - Frederik Backman

SKU: 978-9928-263-13-1
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë