nga: J. K. Rowling

 

Përshkrimi i librit:

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Por pas fasadës së bukur fshihet një qytet tjetër. Të pasurit në luftë me të varfrit, adoleshentët në luftë me prindërit e tyre, gratë me bashkëshortët, mësuesit me nxënësit... Pagfordi nuk është ai që duket.

Dhe vendi i mbetur bosh në Këshillin e qytezës, pas vdekjes së Berrit, bëhet shumë shpejt shkëndija për betejën më të madhe që qyteza ka parë ndonjëherë. Pas mirësjelljes së përditshme fshihen zilira, rivalitet, egoizëm e deri fantazi të frikshme seksuale dhe urrejtje raciale. Kush do të triumfojë në zgjedhjet e mbushura me pasion, tradhti dhe zbulime të fshehtash të papritura?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-103-72-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 568

Rastësisht një vend bosh - J. K. Rowling

SKU: 978-9928-103-72-7
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë