nga: Xhorxh Anastasia
Përshkrimi i librit:
Historia e Xhon Alites & rënia e mafias Amerikane
Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias. Skenat dhe dialogët janë rindërtuar duke u bazuar në dëshmi të cituara gjatë gjyqeve, shkresa gjyqësore, intervista, dokumente të FBI-së dhe organeve të tjera zbatuese të ligjit, si dhe në histori të botuara në shtyp.
Rregullat e Gotit:
1. Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij.
2. Sa herë që është e mundur përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete! Në këtë mënyrë përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet.
3. Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës.
4. Asnjë pjesëtar i bandës nuk duhet të mbajë syze dielli në praninë e bosit.
5. Anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tjerë të familjes kriminale nuk lejohen të flasin në media. Ndalohet dhënia e intervistave dhe dalja në televizion. Bashkëshortet dhe të dashurat duhet të demonstrojnë përulësi. Ato nuk duhet të flasin në publik dhe nuk duhet të bien në sy.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Botime Living
Botuar në: 2015
ISBN: 978-9928-42-36-34
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 332
SKU: 978-9928-42-36-34
CHF24,50Price