nga: Kate Quinn

 

Përshkrimi i librit:

Në një roman historik dhe interesant nga autorja e bestsellerave ndërkombëtarë Kate Quinn, dy femra: një spiune e rekrutuar në Rrjetin Alisa, që ka vepruar vërtet në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një vajzë rebele e shoqërisë së pasur amerikane, që kërkon kushërirën e saj në vitin 1947, bashkohen në një rrëfim magjepsës për guximin, sakrificën dhe dashurinë.

Viti 1947. Në rrëmujën e kohës së pas Luftës së Dytë Botërore, një vajzë amerikane, Sharlotë Sen Kleri, studente kolegji, është shtatzënë, e pamartuar dhe në zgrip të rrezikut për t’u përzënë nga familja e saj. Por ushqen edhe shpresën e dëshpëruar se kushërira e saj e dashur, Roza, e cila u zhduk gjatë luftës në Francën e pushtuar nga nazistët, mund të jetë ende gjallë. Kur prindërit e dërgojnë në Europë që të çlirohet nga “problemi i vogël” i saj, Sharlota arratiset dhe shkon në Londër, e vendosur që të zbulojë çfarë i ka ndodhur kushërirës që e do si motër.

Viti 1915. Një vit pasi ka filluar Lufta e Madhe, Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Tridhjetë vite më pas, e torturuar nga tradhtia që shkatërroi përfundimisht Rrjetin Alisa, Eva i kalon ditët e dehur dhe e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër. Deri sa një amerikane e re vjen dhe i përmend një emër të cilin kishte dekada që nuk e kishte dëgjuar e që i fut të dyja në udhëtimin për të gjetur të vërtetën... pavarësisht se ku i nxjerr ajo.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-00-374-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 564

Rrjeti Alisa - Kate Quinn

SKU: 978-9928-00-374-4
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë