nga: Heather Morris

 

Përshkrimi i librit:

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën…

Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…

Silka Klain është tetëmbëdhjetë vjeçe kur kampi I përqendrimit Aushvic-Birkenau çlirohet nga ushtria sovjetike. Ajo është vetëm një nga gratë dhe vajzat e shumta që dënohen me punë të detyruar, me akuzën se kanë ndihmuar nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush nuk i mori parasysh arsyet që e çuan Silkën dhe shumë të tjera si ajo, në atë zgjedhje makabre. Sapo mbërrijnë në gulagun Vorkuta në Siberi, ku Silka duhet të vuajë dënimin 15-vjeçar, e gjendur përballë tmerreve të vjetra e të reja, çdo ditë para një sfide të re, Silka rreket të përdorë edhe një herë zgjuarsinë, sharmin dhe bukurinë e saj për të gjetur rrugën drejt mbijetesës. Pasi miqësohet me një mjeke dhe mëson të kujdeset për të sëmurët në kamp, kur duhet të mjekojë një burrë me emrin Aleksandër, ajo zbulon se pavarësisht nga gjithçka, në zemrën e saj ka ende vend për dashurinë…

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botimet Living

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-338-01-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 382

Rrugëtimi i Silkës - Heather Morris

SKU: 978-9928-338-01-3
CHF28,50Price