Përshkrimi i librit:

Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të mëdha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke i shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton.

Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore.

Për Scott Peck, por edhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të të tjerëve.

Më tepër se gjithçka dhe mua më shtyu Dashuria që të marr për herë të parë rrugën e përkthyesit dhe të nxjerr në gjuhën shqipe këtë vepër të njohur në shumë vende të botës.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Albas

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-026-24-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 312

Rruga në të cilën rrallë shkohet - Scott Peck

SKU: 978-9928-026-24-8
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë