nga: Susan Meissner

 

Përshkrimi i librit:

Ndodhej në udhëkryq dhe nuk e dinte që zgjedhja e saj do ta çonte drejt një rruge pa kthim. Këtë dilemë rrok romani “Sekretet e një jete magjepsëse” nga autorja Susan Meissner, i cili sjell historinë e jetës në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sulmet naziste mbi Londrën. DITËT E SOTME, OKSFORD, ANGLI. Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj gjatë periudhës së luftës, të fshehta që i ka mbajtur brenda vetes për dekada të tëra... duke filluar të tregojë se kush është në të vërtetë. Në këtë mënyrë, Izabela i bën Kendrës një dhuratë, por edhe e vë përpara një prove që do të testojë bindjet dhe zemrën e saj. VITET ’40, ANGLI. Kur Hitleri nis një luftë të tmerrshme kundër popullatës civile londineze, qindra mijëra fëmijë shpërngulen nga qyteti dhe merren në kujdestari nga familje fshatare. Edhe pse pesëmbëdhjetëvjeçarja Emi Dauntri dhe motra më e vogël, Xhulia, sistemohen për mrekulli në një shtëpi të bukur në Kotsuollds, ambicia e zjarrtë e Emit për t’u kthyer në qytet, me qëllim që të trajnohet në atelienë e një stilisti mode, e përball atë me dëshirën e thellë të Xhulias për t’i qëndruar së motrës pranë. Mes mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, pikërisht atëherë kur avionët nazistë fillojnë bombardimin shkatërrimtar mbi Londër, motrat ndahen mizorisht dhe jetët e tyre marrin një rrjedhë tjetër...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botime Living

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9928-216-17-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 340

Përmasat e librit: 151 x 225 x 29 mm

Sekretet e një jete magjepsëse - Susan Meissner

SKU: 978-9928-216-17-5
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë