nga: Will Storr

 

Përshkrimi i librit:

Në këtë histori interesante psikologjike dhe shoqërore, Storr u përgjigjet pyetjeve: Nga krijohet ideja e “vetvetes së përsosur”? Pse është kaq ndikuese te ne kjo ide? A ka ndonjë mënyrë për të thyer magjinë e saj? Për këtë ai mbështetet në literaturën shkencore dhe interviston ekspertë lidhur me çështje të personalitetit njerëzor. Ai përmbledh me mjeshtri qëndrime dhe besime të “mendimit perëndimor”, nga Aristoteli, Kalvini, Frojdi, Sartri, Randi dhe Xhobsi.

Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).

Një gjë është e sigurt: problemet që ne reflektojmë në personalitetin tonë nuk lidhen me zhvillimin e teknologjisë. Ato lidhen me qytetërimin që ne kemi ndërtuar, një kulturë që për shumë dekada ka inkurajuar te ne nivele të larta përsosmërie. Problemet shkaktohen nga vetë NE.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Albas

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-332-04-2

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 472

Selfie - Will Storr

SKU: 978-9928-332-04-2
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë