nga: Carlos Ruiz Zafon

 

Përshkrimi i librit:

Në këtë vëllim përfshihen romanet: "Princi i Mjegullës", "Pallati i Mesnatës" dhe "Dritat e Shtatorit". Një shtëpi misterioze në bregdetin atlantik të Spanjës dhe tre të rinj që zbulojnë sekretet e lashta që ai ruan, të lidhura me pakte të nënshkruara me një personazh djallëzor e misterioz, Princin e Mjegullës, që del nga hijet e natës për t'u zhdukur në agim. Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre. Në një far në bregdetin e Normandisë, Irena dhe Ismaeli hyjnë në botën e fshehtë të një prodhuesi lodrash, një enigmë që do t'i bashkojë ata përgjithmonë, duke i zvarritur në një botë të komplikuar dritëhijesh. Tri romanet e para të autorit të veprës "Hija e erës", të bashkuara në një vëllim të vetëm. Atmosfera gotike, drama marramendëse dhe personazhe që nguliten në mënyrë të pashlyeshme në mendjet e lexuesit. Kombinimi i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit ë romanit "Hija e erës". "Trilogjia e mjegullës" bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t'i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ta.

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2014

ISBN: 978-9928-103-95-6

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 566

Trilogjia e mjegullës - Carlos Ruiz Zafon

SKU: 978-9928-103-95-6
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë