nga: Edith Durham

 

Përshkrimi i librit:

Një udhëtare angleze që në vitin e trazuar 1908 përshkon gjithë Shqipërinë e Veriut duke nisur nga Shkodra nëpër gjithë malësinë deri në Prizren, Gjakovë, Prishtinë e Mitrovicë. Një rrëfim magjepsës, tronditës, pse jo dhe dramatik, që sjellë të gjallë një botë sa epike e heroike aq edhe të prapambetur, primitive e të pamëshirshme, ku asgjë s'është ashtu siç duket dhe ç'është kryesorja, shpesh mjaft të ndryshme nga shëmbëllimet romantike që kemi për historinë.

Një libër tepër i rëndësishëm për t'u lexuar nga kushdo që do të dijë e të kuptojë të shkuarën nga vijmë, jo thjesht një fotografi të një çasti të rëndësishëm të historisë sonë pak kohë përpara shpalljes së pavarësisë, por para së gjithash, realitetin njerëzor të një pjese të Shqipërisë para se ajo të bëhej e pavarur.

Por, po ashtu padyshim një libër që të ndihmon të kuptosh sa shumë fije të dukshme e të padukshme vazhdojnë të na lidhin me të shkuarën tonë, pa të cilat në fakt, është e pamundur të shpjegohet ajo që është Shqipëria e sotme me gjithë kundërthëniet e sfidat e saj dramatike.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: IDG

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-4125-9-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 364

Shqipëria e Epërme - Edith Durham

SKU: 978-9928-4125-9-1
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë