nga: Agatha Christie

 

Përshkrimi i librit:

"Shtëpia e shtrembër vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit.
Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës. Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjarët e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar. Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës.
Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze."

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-292-42-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 230

Shtëpia e shtrembër - Agatha Christie

SKU: 978-9928-292-42-1
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë