nga: Madeleine Albright

 

Përshkrimi i librit:

“Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat të keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë.

 

Ndodhej në Pavia. Iu bashkua familjes pas braktisjes së studimeve në Gjermani. Ishte fillimi i shekullit dhe Italia po hidhte hapat e parë të revolucionit industrial. I ati, inxhinier, instalonte centralet e para elektrike në ultësirën padane. Alberti lexonte Kantin dhe kur i shkrepte në kokë ndiqte leksionet në Universitetin e Pavias: për zbavitje, pa qenë i regjistruar dhe pa iu nënshtruar provimeve. Kështu bëhesh me tërë mend shkencëtar.”

 

“Ekzistojnë kufij, aty ku mësojmë, dhe digjet dëshira jonë për dije. Ndodhen në thellësitë më të imëta të indit hapësinor, në origjinën e kozmosit, në natyrën e kohës, në pashmangshmërinë e vrimave të zeza, dhe funksionimin e vetë mendimit tonë. Këtu, në bordin e asaj që dimë, në kontakt me oqeanin e asaj që nuk dimë, vezullojnë misteri i botës, bukuria e botës, dhe na lënë pa frymë”.

 

I tillë është parakushti i këtyre “leksioneve të shkurtra”, që na prijnë udhë, me transparencë të admirueshme, përmes disa etapave të pashmangshme të revolucionit që tronditi fizikën në shekullin XX dhe vazhdon ta tronditë sot e gjithë ditën; duke filluar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe mekanikës kuantike deri në çështjet e hapura që kanë të bëjnë me arkitekturën e kozmosit, grimcat elementare, gravitetin kuantik, natyrën e kohës dhe të mendjes.”

 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dudaj

Botuar në: 2017

ISBN: 978-99943-0-494-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 84

Shtatë leksione të shkurtra fizike - Carlo Rovelli

SKU: 978-99943-0-494-3
CHF14,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë