nga: Christopher Hamilton

 

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne mund të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës. Duke u përqendruar në tematikat e familjes, dashurisë, sëmundjeve dhe vdekjes, ai eksploron mënyra të duhura se si të përballemi me sprovat e ndryshme dhe si të përfitojmë sa më mirë nga pasojat që lënë ato në gjendjen tonë. Me shembuj nga historia, letërsia dhe shkenca, autori na fton të reflektojmë mbi procesin njerëzor të vuajtjes dhe durimit, dhe na mëson të dallojmë një burim të vlefshëm lartësimi, një burim që formëson ekzistencën tonë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pegi

ISBN: 978-9928-228-25-3

Viti i botimit: 2016

Faqe: 154

Si të përballemi me sprovat e jetës - Christopher Hamilton

SKU: 978-9928-228-25-3
CHF18,00Price