Përshkrimi i librit:

Një nga pjesët e hershme të Shekspirit, “Si ta doni” (1598-1599), është një komedi romantike, me skemën e zakonshme të njohur për shikuesin e teatrit të periudhës elizabetiane, si një model komedie "e krishterë". Edhe pse kjo pjesë ka dy kthesa shpirtërore që ndodhin jashtë perdes së skenës, cilësimi "e krishterë" nuk ka lidhje me fenë në vetvete. Kuptimi i këtij cilësimi është rivendosja dhe përtëritja e shoqërisë nëpërmjet ripohimit të disa vlerave të krishtera, sikundër janë dashuria vëllazërore, bashkimi me martesë, toleranca për pikëpamjet e ndryshme dhe optimizmi për jetën në përgjithësi. Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa dyshim, kemi të bëjmë me një fund të lumtur. Në një rrafsh, është e qartë se këtë pjesë Shekspiri e kishte shestuar si një komedi të thjeshtë zbavitëse; disa skena në “Si ta doni” në thelb janë bashkim skeçesh e situatash ngacmuese humoristike. Por, në një rrafsh të menduar më thellë, kjo pjesë teatrore u jep mundësi personazheve kryesore të flasin për një sërë temash të jetës (dashuria, plakja, bota e natyrës, vdekja) nga pikëvështrimet e tyre të veçanta. Në qendër të vet, “Si ta doni” na paraqet botëkuptimet gjegjëse të Zhakut, një pesimist melankolik kronik, i merakosur për anët negative të jetës, dhe Rozalindës, heroina e krishterë e pjesës, e cila i njeh vështirësitë e jetës, por mban pa lëkundje një qëndrim pozitiv të ngrohtë, gazmor dhe, mbi të gjitha, të urtë e të mençur. Në fund, kënaqësia që përftojmë nga komedia e kësaj pjese gjen mbështetje e merr peshë nga një filozofi e krishterë humane, e endur këndshëm në tekstin e shkruar prej një Shekspiri mirëdashës.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2007

ISBN: 978-99943-32-34-2

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 178

Përmasat e librit: 138 x 208 x 13 mm

Si ta doni - Shekspir

SKU: 978-99943-32-34-2
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë