Përshkrimi i librit:

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku triumfi? Po mënyra se si e gjykojmë një monument të Bramantes ose të Borrominit, a bazohet në kritere të ndryshme nga ato mbi të cilat mbështetet vlerësimi i një vepre të Terragnit, le Corbusier-së ose e Wrightit? A është arkitektura një art “abstrakt” apo ka përmbajtje të qartë? Si ta kuptosh arkitekturën u përgjigjet këtyre pyetjeve; ka për qëllim të zbulojë sekretin, thelbin hapësinor të arkitekturës, në mënyrë që edhe ju të dini t’i shikoni mjediset ku shpenzoni një pjesë të madhe të ekzistencës suaj. Vëllimi i botuar për herë të parë nga Einaudi në vitin 1948, është përditësuar pak nga pak deri në botimin e njëzetenjëtë. I pritur nga kritika dhe nga lexuesit me një simpati të jashtëzakonshme, është konsideruar si përpjekja e parë për të nxitur një edukim arkitektonik të vlefshëm për të gjithë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-103-61-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 287

Përmasat e librit: 155 x 215 x 15 mm

Si ta kuptosh arkitekturën - Bruno Zevi

CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë