nga: Kristian Niemietz

 

Përshkrimi i librit:

Socializmi, çuditërisht është i pandjeshëm kundrejt provave të dështimit të tij, që sjell përvoja e botës reale. Gjatë njëqind viteve të fundit ka pasur më tepër se dy duzina përpjekjesh për të ndërtuar një shoqëri socialiste, duke filluar nga Bashkimi Sovjetik e deri te Kina maoiste dhe Venezuela.

Po që të gjitha këto përpjekje, në masë të ndryshme kanë përfunduar me dështim. Por, sipas përkrahësve të socializmit, kjo ka ndodhur për arsye se asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka qenë “socializëm real”.

Ky libër dokumenton historinë e këtij fenomeni, që tani është kthyer në një përgjigje standarde. Ai tregon se si pretendimi për një socializëm të rremë është ngritur gjithnjë vetëm pas dështimit të tij.

Për sa kohë që ndonjë eksperiment socialist është në lulëzim, pothuajse askush nuk i vë në dyshim kredencialet e tij socialiste. Përkundrazi! Praktikisht, të gjitha regjimet socialiste kanë pasur muajin e vet të mjaltit, gjatë të cilit janë ngritur në qiell me entuziazëm nga shumë intelektualë të shquar perëndimorë.

Vetëm kur dështimet e tyre ishin aq të dukshme, sa nuk mund të mohoheshin më, ato ri-klasifikoheshin në mënyrë retrospektive si “socializëm jo real”.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botart

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-286-81-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 400

Socializmi: Ideja e dështuar që nuk vdes kurrë - Kristian Niemietz

SKU: 978-9928-286-81-9
CHF25,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë