nga: John Le Carre

 

Përshkrimi i librit:

Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një mur që nisi të ngrihej rishtas.

Muri (germa nistore e madhe iu ngjit fjalës pothuaj aty për aty) do të qëndronte në këmbë plot 28 vjet e do të frymëzonte kërcënime të fuqishme ideologjike si vringëllimë kordhe, akte tëpanumërta heroizmi (që në të shumtën e rasteve rezultuan të kota), një simbol sintetizues për projekte filmike, si dhe një vepër të vyer letrare që i ka bërë vend vetes me popullaritetin e fituar.

John le Carré ka thënë se ideja për “Spiunin që u kthye nga i ftohti” i lindi pasi shkoi enkas nga Boni për të parë Murin dhe, ç’është e vërteta, asnjë libër tjetër nuk rezulton të jetë i lidhur aq ngushtësisht me të – linja e rrëfimit të romanit nis e përfundon tek ai mur, ku krahët e shtrirë të Limasit s’mund të jenë veçse shëmbëlltyra ikonike e Luftës së Ftohtë.

Romani “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i shkrimtarit britanik John Le Carré, botuar për herë të parë më 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disavjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carré hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar gjatë periudhës s ë Luftës së Ftohtë.  

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq akoma, t’i japin një punë të rë ndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë.

Limasi duhet të mveshërolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij, Mundtit.

Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carré.Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: PEGI

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-310-16-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 284

Spiuni që u kthye nga i ftohti - John Le Carre

SKU: 978-9928-310-16-3
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë