Përshkrimi i librit:

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur. Ajo është Mata Hari, gruaja më e adhuruar dhe më e dëshiruar e kohës së saj: balerinë turbulluese, grua joshëse e pagabueshme në zgjedhjen e burrave më të pasur e të fuqishëm, e aftë të jetë për ta kurtizane, dashnore dhe njeri i besuar; ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjallte xhelozi dhe smirë te gratë e aristokracisë parisiene.Ajo është një grua me emra të shumtë: Margareta, emri i lindjes, znj. MekLeod, siç njihej në Javë; H2I, emri i koduar që i caktuan gjermanët gjatë luftës. E shkuara e Mata Harit është e errët, e tashmja e saj gjithmonë e rrezikshme: ia kushtoi jetën lirisë dhe dëshirës, sfidoi paykimet e shoqërisë, ndërsa tani mban akuzën çnderuese të spiunes.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Toena

Botuar në: 2017

ISBN: 978-9928-235-68-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 208

Përmasat e librit: 130 x 200 x 10 mm

Spiunia - Paulo Coelho

CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë