nga: Orhan Pamuk

 

Përshkrimi i librit:

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit. Pamuku ka bërë për "mitin" kulturor të Stambollit po atë gjë që ka bërë Andrej Bjellij me Petërburgun, apo Xhojsi me Dublinin. Epigraf për librin është vargu i poetit turk Ahmet Rasim: "Bukuria e peisazhit fshihet në trishtimin e tij".

Sipas Orhan Pamukut, Stambolli është një qytet shumë melankolik, trishtimi është ndjenja kryesore që të ngjall ai. Temat kryesore të shkrimtarit janë konflikti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, islamit dhe kristianizmit, traditave dhe bashkëkohësisë. Për shembull, konflikti ndërmjet oksidentit dhe islamizmit dhe islamizmit në Turqinë bashkëkohore është tema kryesore e romanit "Bora" (2002).

Me refleksionet qe e karakterizojnë Pamukun libri "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" përftoi po të tillë natyrë reflektive - libri është një guidë nëpër ndjesitë stambolljane dhe shpirtin e Stambollit, një poetizim i qytetit, të cilin lexuesi shqiptar e ka ndeshur për herë të parë në poezinë e Nazim Hikmetit. Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, fitues i Nobelit më 2006 ndjek genius loci të Stambollit, duke ndërthurur kujtimet e veta me historinë e tij kulturore, në të cilin autori ka jetuar për mbi 50 vjet.

Autori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si "portret artisti në rini", duke e shndërruar në "portret artisti në qytet". Ky libër është njëkohësisht edhe historia e qytetit, edhe autobiografia e shkrimtarit.

Pamuku na fton në qytetin e fëmijërisë së tij, të ndajë me ne frikërat dhe gëzimet, por paralelisht na rrëfen për Stambollin, qytetin e tre perandorive.Teksti i librit të Orhan Pamukut "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" është tërheqës dhe enigmatik, sikundër është tërheqëse dhe enigmatike vetë atmosfera e Stambollit. Fenomeni i qytetit gjendet në historinë e tij të begatë e marramendëse, në ato shtresa, të cilat, pa i përzier, e madje pa i prekur, gjallojnë në hapësirën mistike të Levantit.

Orhan Pamuk shtron pyetjen për vete dhe për ne: "Ku qëndron misteri i Stambollit?"Autori e dashuron Stambollin për shkak "të rrënojave të tij, pikëllimit, për madhështinë e shkuar dhe të humbur tashmë". Për Pamukun është i shtrenjtë mendimi, se me ndihmën e arsimimit dhe kulturimit mund të përnaltësohen bashkë me perandorinë, misticizmi sufi, dervishlerët me leximin e librave të vjetër me germa arabe bashkë me kulturën e hollë e të rafinuar".

Shkrimtari rreh të kapë "frymën dhe shpirtin e qytetit": "Por që ta kapë këtë frymë, që të zbulojë ndër rrënoja bukurinë dhe ta kuptojë, se ajo është gjëja më e rëndësishme e veçanësisë së qytetit, duhet ndërmarrë një udhëtim i koklavitur, i ngatërruar dhe i mbushur plot me pasione".Librin mund ta lexosh e rilexosh, duke iu kthyer rreshtave të tij, të kridhesh në nostalgjinë e fotografive bardhë-e-zi, duke humbur në nostalgjinë e labirinteve të kohës dhe kujtesës, në të cilat gjen lehtësim dhe ëndje.

Bashkë me autorin lundrojmë dhe ne me anije nëpër Bririn e Artë: "Përtej xhamave kërkëllitës të anijes pluskonin shtëpi të vjetra, lagjet gjysmë të shkretuara greke të Fenerit, të braktisura prej banorëve për shkak të ngushtimit të pandërprerë nga ana e shtetit, pallati i Topkapisë, që në sfondin e reve të zeza dukej edhe më enigmatik se zakonisht, Sulejmania, kodrat e Stambollit, silueta e qytetit, e krijuar me konturet e kishave dhe xhamive".

Dhe kohë pas kohe ne ulim vështrimin mbi librin e hapur mbi gjunj: "Pështjellimet e jetës, ashtu si tallazitjet e melodisë dhe peripecitë që ngërthejnë historinë, herët apo vonë i aviten fundit, ndërsa imazhet e qytetit që pluskojnë para syve tanë mbeten përgjithmonë me ne në ëndrrat dhe kujtesën tonë".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Skanderbeg Books

Botuar në: 2010

ISBN: 978-99943-351-534

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 408

Stambolli, Kujtime dhe qyteti - Orhan Pamuk

SKU: 978-99943-351-534
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë