Përshkrimi i librit:

"Të bukur dhe të mallkuar", botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e kamur amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantëve aristokratë të Epokës së Xhazit, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve '20, të shekullit të kaluar: janë të pashëm, sipërfaqësorë, në kërkim të kënaqësive dhe të vanitetit. Në pritje të një trashëgimie të madhe, të lënë nga gjyshi i Antonit, ata jetojnë përtej caqeve të tyre ekonomike. Shoqërues të ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë të këputen. Romani është frymëzuar pjesërisht nga marrëdhënia e Fitzgeraldi-t dhe bashkëshortes së tij, Zelda-s. Të dy personazhet evokojnë një portret të gjallë të një bote të humbur: një qytet ku gëlon vesi, një shoqëri pa krye e pa drejtim dhe një brez dekadent i parrënjë. ... nuk mund të kesh gjithçka, nuk mund të kesh kurrëgjithçka. Ngase dëshira të mashtron. Eshtë si një rreze dielli që hidhet sa andej-këndej nëpër dhomë. Ndalet dhe praron ndonjë send të parëndësishëm, ndërsa ne budallenjtë përpiqemi ta rrokim, por kur e bëjmë, rrezja zhvendoset mbi diçka tjetër dhe ty të mbetetpjesa e parëndësishme, por vezullimi që të bëri ta dëshiroje, nuk është më...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botime Pegi

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-233-82-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 438

Përmasat e librit: 140 x 210 x 30 mm

Të bukur dhe të mallkuar -Francis Scott Fitzgerald

SKU: 978-9928-233-82-0
CHF19,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë