Përshkrimi i librit:
Nxitur nga artikujt e “Morning Post”-it, nxitova në Bibliotekën e Muzeut Britnaik dhe lexova disa libra kushtuar Linkolnit. Në të vërtetë, sa më shumë lexoja, aq më shumë shtangesha nga habia. Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve. Përveç kësaj, ndjeva se mbase kishte ardhur koha për një tjetër libër të këtij karakteri, për shkak se libra të përsosir kishte plot në qarkullim. Megjithatë, pasi lexova vëllime të tëra për jetën e Linkolnit, e ndjeja se ishte e nevojshme një biografi e shkurtër, e cila do të tregonte faktet më interesante të karrierës së tij, shkurtimisht dhe përmbledhtazi për ata qytetarë të ditëve të sotme, të cilët janë gjithnjë të mbytur me punë dhe gjithnjë në nxitim e sipër. Ja, një libër të tillë kisha si qëllim ta shkruaja.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Artini
Botuar në: 2019
ISBN: 978-9951-766-22-7
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 378
SKU: 978-9951-766-22-7
CHF26,00Price