nga: Blerina Rogova Gaxha

 

Përshkrimi i librit:

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Blerina Rogova Gaxha, së fundi ka botuar vëllimin poetik ‘Thasë’. Rogova Gaxha, për herë të parë para lexuesit vjen me një vëllim tejet të veçantë, ku siç ka potencuar vetë autorja, në ‘Thasë’, ajo ka shpalosur zonat më të thella të vetes.

 

Shënim nga autorja:

“Thasë” erdhi. Momenti i ardhjes ngjan surreal. U deshën qindra orë për t’i shkruar faqet e tij dhe disa dhjetëra për ilustrimet në poezi.

 

“Thasë” është “life story” e krijueme me fjalë. Shplim i sendeve dhe shpalim i tyne, zbulesa e nji jete të tanë, të cilën s’kemi kohë me e jetue. Jemi në ikje gjithnjë dhe harrojmë të ndalemi me e dëgju muzikën që vjen nga kujtesa e thellë, të cilën na e zbulojnë sendet, copëzat tona. Uroj që kur kjo pjesë e imja të bie në duart tuaja, t’ju gjejë aty ku jeni, t’ju frymëzojë të ëndërroni, të reflektoni, të kujtoni.

 

“Thasë” është shpella e shpirtit, dhoma e qenies, është mitra dhe varri. Kthimi te vetja. Kështu u shkrua. Nëse poezia është vendi ku rrihet në paqe, shkrimi i tij qe për mua më shumë se vend paqeje, një ‘self therapy’, ‘self-healing’. Një përpjekje me e thanë qenësoren, të rrëfyeshmen.

 

Ilustrimet në libër janë ba tu u nis prej një meraku të kahershëm. Ballina është punuar e gjitha me dorë, mbase kjo e bën të veçantë, mbase sepse e kam punuar vetë. Ngjyra e kuqe dhe e bardhë në ballinë i flasin ngjyrës së trupit dhe shpirtit, pasionit dhe paqes, por edhe ringjalljes. Jemi qenie që ngrihemi nga hini. A s’është mahnitëse forca me të cilën ripërtërihemi?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Botuar në: 2020

Formati: Kopertina të holla

 

Thasë - Blerina Rogova Gaxha

CHF18,50Price